​Dy viktima dhe dhe 133 raste të reja me COVID-19 në Kosovë për 24 orë

Dy të vdekur dhe 133 raste të reja me COVID-19 janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë. kështu ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë, bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK).

Njoftimi i plotë:

23 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

 Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.925 doza të vaksinës kundër COVID-19.

 Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.226.063 doza të vaksinës.

 Deri më sot 474.783 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

 Nga 4.139 testime, 133 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

 Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.

 Sot janë shëruar 805 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 150.625.

 Në total numri i rasteve aktive është 6.077.

➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

Comment

*