10 mijë euro për vizë amerikane false

Gjykata e Posaçme dënon me 97 vite burg anëtarët e grupit kriminal

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 97 vite burg anëtarët e një grupi kriminal që merrje me falsifikimin e vizave amerikane, kanadeze dhe europiane. 24 shtetasit e arrestuar 3 vite më parë merrnin 10 mijë euro për një vizë false.

Kanë qenë 3 korridore që personat përdornin për kalimin e klandestinëve në SHBA. I pari Shqipëri-Gjermani-R.Domenikane dhe pastaj në Meksikë e duke u futur në SHBA; i dyti nga Shqipëri-Bullgari-Francë-Republika Domenikane dhe më pas në SHBA dhe e treta Shqipëri-Francë-Londër-R.Domenikane dhe SHBA.

Të dënuarit akuzohen për disa vepra penale, si grup kriminal, mbajtja pa leje e armëve luftarake, ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, etj, shkruan newsbomb.al. Më poshtë, dënimet e dhëna sot nga GJKKO, disa janë liruar para gjyqit:

  1. Bukurije Ahmetaj – 12 vite burg (do vuajë 8 vite me gjykim të shkurtuar)
  2. Elvis Ahmetaj – 10 vite burg (do vuajë 6 vite e 8 muaj me gjykim të shkurtuar)
  3. Fatmir Qema – 12 vite burg (do vuajë 8 vite burg me gjykim të shkurtuar)
  4. Eduart Haxhiu – 11 vite burg (do vuajë 7 vjet e 4 muaj me gjykim të shkurtuar)
  5. Altin Memaj – 12 vite burg (do vuajë 8 vite burg me gjykim të shkurtuar)
  6. Blerim Coka – 12 vite burg (do vuajë 8 vite me gjykim të shkurtuar)
  7. Azem Tanushi – 11 vite burg (do vuajë 7 vite e 4 muaj me gjykim të shkurtuar)
  8. Arselda Memaj – Detyrim paraqitje
  9. Xhelil Dautaj – 6 vite burg (do vuajë 4 vite me gjykim të shkurtuar)
  10. Mark Gjinaj – 7 vjet e 6 muaj burg (do vuajë 5 vite me gjykim të shkurtuar)
  11. Shkëlzen Avduli – Fiton lirinë (Koha e paraburgimit është më e madhe se masa e burgimit)
  12. Klajdi Llika – Fiton lirinë (Koha e paraburgimit është më e madhe se masa e burgimit)
  13. Ervelina Bezati – Fiton lirinë
  14. Gëzim Gjona – Fiton lirinë
  15. Admir Spahia – Fiton lirinë (Koha e paraburgimit është më e madhe se masa e burgimit)
  16. Drita Sadrija – Fiton lirinë
  17. Arian Koldashi – Shpallet i pafajshëm
  18. Aida Cenaj – Fiton lirinë
  19. Ilir Ferati – 3 vjet e 6 muaj burg (do vuajë 2.4 vite me gjykim të shkurtuar)
  20. Juxhin Tirana – Fiton lirinë (Koha e paraburgimit është më e madhe se masa e burgimit)