11 kongresistë kërkojnë drejtësi për vëllezërit Bytyqi dhe për viktimat e dhunës seksuale në Kosovë

Uashington, 10 dhjetor 2021 – Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, e ka pranuar një letër nga njëmbëdhjetë kongresistë amerikanë, të cilët kanë kërkuar që ai t’i përmbushë zotimet për vendosjen e drejtësisë për rastin e vrasjes së vëllezërve Bytyqi dhe për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Letra është nënshkruar nga kongresistët: Adriano Espaillat, Lee Zeldin, Colin Allred, James. P. McGovem, Ritchie Torres, Dina Titus, Carolyn Maloney, Marc Veasy, Juan Vargas, Alexandria Ocasio – Cortez dhe  Monaire Jones.

Në letrën e kongresistëve thuhet se presidenti duhet të kërkojë që autoritetet e Serbisë të kryejnë hetim të plotë lidhur me vrasjen e shtetasve amerikanë Yll, Agron e Mehmet Bytyqi, të cilt janë vrarë në zonën e një kampi stërvitor të policisë së Serbisë afër Beograd, në korrik të vitit 1999.

“Familja Bytyqi nuk mund të qetësohet derisa drejtësia të vihet në vend dhe autorët e këtij krimi të mbahen përgjegjës nga Qeveria e Serbisë dhe të marrin dënimin e merituar”, thuhet në letrën e kongresistëve.

“Ne solidarizohemi me këtë familje, e cila ka jetuar për mbi dy dekada pa drejtësi. Ne ju bëjmë thirrje që të përmbushni zotimin tuaj dhe të kërkoni përgjigje nga presidenti (i Serbisë, Aleksandar) Vuçiq dhe të kërkoni një hetim të plotë për këtë rast, përfshirë personat në zinxhirin komandues”, thuhet më tutje në letër.

Kongresistët kërkojnë drejtësi edhe për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës sëfundit në Kosovë.

“Ne i bëjmë thirrje administratës Biden që të punojë me Departamentin e Shtetit dhe të sigurohet që drejtësia të vihet në vend për këtë familje (familjen Bytyqi) dhe për të gjithë të mbijetuarit e krimeve të luftës, përfshirë viktimat e dhunimit dhe formave tjera të dhunës seksuale”, thuhet në letrën e kongresistëve.

Në letër përmendet rasti i të mbijetuarës së dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi – Goodman.

This image has an empty alt attribute; its file name is Letra-e-11-kongresisteve-amerikane-derguar-Presidentit-Biden-1-640x640.jpgThis image has an empty alt attribute; its file name is Letra-e-11-kongresisteve-amerikane-derguar-Presidentit-Biden-2-640x640.jpg

Zonja Krasniqi – Goodman, tani deputete e Kuvendit të Kosovës, është gruaja e parë që ka treguar publikisht se ka qenë viktimë e dhunës seksuale të forcave serbe.

Vasfije Krasniqi-Goodman, në një postim nëTwitter, ka thënë se është e lumtur që kongresistët amerikanë po kërkojnë që presidenti Biden dhe administrata e tij të përmbushin premtimin për vendosjen e drejtësisë për të gjitha viktimat e luftës në Kosovë. 

Deri më sot, në Kosovë është dënuar vetëm një i akuzuar për veprën penale të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

(r.m.)

Comment

*