112-vjeçarja nga Prizreni, Xhemile Susuri, gëzon shëndet të mirë

Prishtinë, 26 janar 2022 – Xhemile Susuri nga komuna e Prizrenit, e cila i ka mbushur 112 vjet, është gruaja më e moshuar në Kosovë.

Mjeku Xhevat Elezkurtaj ka bërë të ditur se gjyshe Xhemilja është vizituar në Qendrën Komunale të Mjekësisë Familjare në Prizren. Ai ka treguar se ajo ka shëndet të mirë.

“Një ndjenjë e vaçantë për mjekun kur të viziton një gjyshe të mirë dhe të shëndoshë të moshës 112-vjeçare. Jetë të gjatë për Xhemile Susurin”, ka shkruar mjeku në llogarinë e tij në Facebook.

This image has an empty alt attribute; its file name is Xhemile-Susuri_Xhevat-Elezkurtaj.jpg

Xhemile Susuri është nënë e 10 fëmijëve dhe gjyshe e stërgjyshe e mbi 100 nipërve e mbesave dhe stërnipërve e stërmbesave.

Kohë më parë, kur është pyetur për jetgjatësinë e saj, gjyshe Xhemilja ka thënë se gjatë gjithë jetës ajo ka ngrënë kryesisht bukë misri me kos dhe me qumësht.

(r.m.)