15 efektivë të policisë në Vlorë rezultojnë pozitiv në testin e drogës

Tiranë, 7 dhjetor 2021 – 15 efektivë dyshohet se kanë dalë pozitiv në testin e drogës që është bërë në Drejtorinë Vendore të Policisë së Vlorës, raporton gazeta “Panorana”.

Burime të gazetës kanë bërë t ëditur se efektivët kanë rezultuar konsumues të lëndëve narkotike nga analizat që janë bërë gjatë testit të drogës.

Disa prejefektivëve e kanë kundërshtuar këtë test. Ata kanë thënë se asnjëherë nuk kanë përdorur substanca narkotike dhe dyshojnë se ata kanë rezultuar pozitivë në testin përdrogë nga përdorimi i ilaçeve shëndetësore.

Edhe efektivët tjerë e kundërshtojnë testin, duke e quajtur të pasaktë rezultatin e tij.

Testet e drogës përpjesëtarët e policisë janë kryer edhe në qytetet tjera të Shqipërisë. Në Policinë e Tiranës  kanë rezultuar përdorues të drogës 25 efektivë, në Policinë e Shkondrës 11 efektivë, ndërsa në Policinë e Elbasanit 2 efektive (femra).

Rezultatet e testeve në qytetet tjera të vendit nuk kanë dalë ende.

(r.m.)

Comment

*