Tërmet me magnitudë 4,7 të Rihterit në Malësi të Madhe

Lëkundje tërmeti janë ndjerë para pak minutash në Tiranë. Sipas të dhënave paraprake, epiqendra e tërmetit ka qenë në veri të vendit, por është ndjerë dhe në Tiranë.

Mësohet se tërmeti ishte me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter dhe epiqendra ka qenë në Malësi të Madhe. Deri tani nuk raportohen dëme. Në orët e para të mëngjesit ka pasur dhe disa lëkundje të tjera tërmeti.BW