182 afganë erdhën sot në Rinas

182 personat e mbërritur sot çojnë në 417 numrin e qytetarëve afganë të ardhur në Shqipëri

Knid Ndrenika

Në orët e para të mëngjesit mbërritën dy avionëve afganë në aeroportin e Rinasit në Tiranë, mes të cilëve edhe fëmijë.

Në orën 3.50 mbërriti avioni me 154 pasagjerë, 108 prej të cilëve u vendosën në Qytet Studenti dhe pjesa tjetër në rrjetin hotelier në Durrës.

Më pas, rreth orës 9 mbërriti avioni i pestë nga Afganistani brenda 72 orëve me 28 persona në bord, të cilët u vendosen në Tiranë.

182 personat e mbërritur këtë të dielë e çojnë në 457 numrin e qytetarëve afganë të ardhur në Shqipëri brenda 72 orëve.

Ata kanë qenë bashkëpunëtorë ose familjarëe të tyre të angazhuar me organizatat amerikane dhe perëndimore gjatë qëndrimit të aleatëve kundër terrorizmit në Afganistan.

Afganët u pritën nga zëvendësministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Megi Fino.

Qeveria socialiste e Shqipërisë miratoi një vendim që lejon strehimin për 1 vit të afganëve që largohen nga vendi i tyre pas rikthimit në pushtet të talebanëve për herë të parë që nga viti 2001.

Vendimi thotë se dhënia e mbrojtjes së përkohshme shtetasve afganë dhe personave pa shtetësi me vendqëndrim të përkohshëm ose të përhershëm në Afganistanit bëhet për arsye të luftës, situatës së ngjashme, dhunës së përgjithshme dhe konfliktit të brendshëm, të karakterizuara nga shkelje të të drejtave të njeriut dhe që kërkojnë mbrojtje nga Shqipëria.