28 Nëntori – Flamuri kuqezi valëvitet mbi Nju Jork

Familja dibrane Rusi e vendosi flamurin kuqezi mbi ndërtesën e tyre në 110 Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

Nga Beqir SINA

BROOKLYN NY: Familja Rusi, në New York,  në pragë 28 Nëntorit – 110 Vjetorit të Pavarërsisë së Shqipërisë vendosi Flamurin Kuq e Zi , në shtizën e ndërtesës së tyre, e cila ndodhet në një nga segmenetet më të rëndësishme të rrugve kryesore në qytetin e Brooklynit, ose arteria që lidhë të gjithë veriun e vendit me pjësen jugore të SHBA.

Pronari i kêsaj ndërtese komerciale Sal Rusi – CEO i Salmar Properties me bazë Brooklyn – New York, e cila është një kompleks i madh i dyqaneve industriale quajtur Liberty View Industrial Plaza në downtown Brooklyn – i jep një rëndësi të veçantë për çdo 28 Nëntor vendosjes së  Flamuri shqiptar– pêrkrah shtizës së Flamurit të SHBA, në ndërtesën që është pronë e tij.

« Vendosja e flamurit kuq e zi në shtizën mbi çatinë e ndërtesës që dallon përgjatë ekspresit Brooklyn–Queens Expressway – vendoset me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit – Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë , thotë Turan Rusi, babai i tre fëmijve (Selim,Ilir dhe Beni), dhe bëhet në shenjë respekti, mirënjohje për atë çfarë kanë bërë për Shqipërinë, Kosovën dhe çështjen shqiptare Shtetet e Bashkuara të Amerikës ».

Humanisti dhe veprimtari i njohur shqiptar Turan Rusi, dibrani nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është dekoruar nga ish Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me Medalje Presidenciale, dhe, nga ish Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj,