35 vjet më parë Dom Pjetër Popaj u bë prifiti i parë shqiptar i shuguruar në New York

Nga Tonin Mirakaj

35 vjet me pare, me 16 Nëntor 1985, i perndershmi Dom Pjeter Popaj u Shugurua Meshtar ne Katedralen e Shen Patrikut, nga Eminenca e Tije Cardinal John O’Connor.
Me 24 Nandor 1985, Dom Pjetri celebroi Meshen e pare ne Kishen Katolike Shqiptare “Zoja e Kshillit te Mire” ne Bronx, N.Y., ku pati nje pjesemarrje te gjere te Komunitetit Shqiptar-Amerikan.
Ne mbremje te dates se sipershenuar, u shtrue “Darke Gazmore” ne “Imperial Manor”, Rt 4, Paramus, New Jersey, me nje pjesemarrje te me se 1000 personave, ne mes te tyre Mons. J.Dougherty, Vicar Episcopal i Bronxit, Mons.Simon Filipaj, Mons.Joseph Oroshi, Dom Prenk Ndrevashaj, At Andrea Nargaj, Dom Lazer Sheldia, Dom Rrok Mirdita e te tjere klerik te vendit. Guvernatori i Shtetit të New York-ut, i ndjeri Mario Cuomo, ishte i ftuar. Ky, ne pamundesi me marre pjese, leshoj nje “Citation” ku ven ne dukje se Dom Pjeter Popaj ashte i pari Shqiptar i Shuguruem prift ne New York. Kete “Citation” e solli asistenti i tij per Marrdhenie Etnike z. John Nikas.
Argetimin e bene dy orkestra, njera shqiptare dhe tjetra amerikane si edhe grupi i kercimtarve “Rozafati” i Kishes Shqiptare. Ishte nje nder darkat me te sukseseshme qe mbahej mend deri ne ket rast.
Urime te perzemerta inderuar Dom Pjeter Popaj. Shendet, lumturi dhe gjith te mirat. AD MULTOS ANNOS! Our Lady of Shkodra.

(Në fotografinë lart: avolina e nderit në darkën madhështore 35 vjetë më parë me rastin e shusgrimit meshtra të Don Pjetër Popaj. Në këmbë nga e majta: Don Prënk Ndrevashaj,Don Lazër Shëldia, Don Simon Filipaj, Prof. John Cardino, Don Mark Sopi, patër Andrea Nargaj, Frank Shkreli, Kryetari i darkës, Tonin Mirakaj, Diakoni Gjeto Bajraktari, Dodë Gega dhe Don rrok Mirdita –ulur nga e majt: Mons Zef Oroshi, Motra Bernardina Gazivoda. Lina Popaj dhe Ndoc Popaj, prindërit e Don Pjetrit, Don Pjetri dhe disa klerikë amerikanë.)

Don Pjetër Popaj ulur midis babait Ndoc dhe nënës Lina Popaj gjatë darkës me rastin e shugurimit të tij, 24 Nëntor, 1985.
Argëtimin e darkës e benë dy orkestra, njëra shqiptare dhe tjetra amerikane, si edhe grupi i kercimtarëve “Rozafati”, i Kishës Katolike Shqiptare, udhhequr nga Miljana Mirakaj, antarët e të cilës ishin të veshur me kostume kombëtare dhe përformuan këngë dhe valle nga të gjitha trojet shqiptare