4 viktima dhe 864 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri brenda 24 orëve të fundit

Numri i përgjithshëm i jetëve të humbura është 2,543 qëkurse pandemia u shfaq në Shqipëri në 8 dhe 9 mars 2020

Knid Ndrenika

Ministria e Shëndetësisë tha se me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 katër qytetarë.

“Një qytetare nga Tirana 65 vjeçe, një qytetar nga Kolonja 65 vjeç, një qytetar nga Shkodra 78 vjeç dhe një qytetar nga Fieri 82 vjeç”-saktësoi ministria në Tiranë prejardhjen dhe moshën e katër viktimave.

Në raportin e 24 orëve të fundit ministria tha se janë kryer 4334 testime dhe se gjithsej në Shqipëri janë 12,766 pacientë aktivë me COVID19.

Ministria i bëri thirrje qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve, kur numri i përgjithshëm i jetëve të humbura është 2,543 qëkurse pandemia u shfaq në Shqipëri në 8 dhe 9 mars 2020.

“Nëse jeni mbi 18 vjeç, mund të vaksiniheni në qendrën tuaj shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet”, – tha ministyria siç raportoi korrespondenti i RTLK-së Knid Denion Ndrenika.

Autoritetet kujtuan se nëse dikush dyshon se është i prekur nga COVID-19 apo ka shenja të sëmundjes, duhet të izolohet menjëherë dhe të kontaktojë me mjekun e familjes për të kryer testet ose të telefonojë Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Në 24 orët e fundit shifrat flasin për raste e reja me Koronavirus në Tiranë 302 dhe më tej 84 në Durrës, 65 në Shkodër, 38 në Fier, 30 në Berat, 29 në Vlorë, 27 në Elbasan, 22 në Lushnje, 21 në Kamëz, 16 në Korçë, nga 15 raste në Sarandë, Lezhë, 14 në Pogradec, 13 në Krujë, nga 11 raste në Kavajë, Gjirokastër, 10 në Dimal, nga 9 raste në Peqin, Vau i Dejës, Kukës, Has, nga 8 raste në Gramsh, Vorë, Patos, nga 7 raste në Kurbin, Mallakastër, 6 në Devoll, nga 5 raste në Divjakë, Roskovec, nga 4 raste në Rrogozhinë, Dibër, Delvinë, nga 3 raste në Prrenjas, Kolonjë, Maliq, Memaliaj, Bulqizë, Malësi e Madhe, nga 2 raste në Fushë Arrëz, Mirditë, Shijak, Himarë, Këlcyrë, Tepelenë, Skrapar, Cerrik, nga 1 rast në Librazhd, Kuçovë, Libohovë, Tropojë, Pukë.

Në spitalet COVID-19 janë të shtrirë 175 pacientë, prej të cilëve 15 në gjendje më të rënduar shëndetësore.

Sipas raportit, janë shëruar 679 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 141,717 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (12 Shtator 2021)

Raste të reja ditore 864
Të shëruar në 24 orë 679
Të shtruar në spitale 175
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 4334

Testime totale 1,116,961
Raste pozitive 157,026
Raste të shëruara 141,717
Raste Aktive 12,766
Humbje jete 2,543

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5206
Shkodër 1590
Durrës 1080
Fier 1066
Vlorë 904
Lezhë 726
Elbasan 618
Berat 481
Korçë 321
Gjirokastër 295
Kukës 278
Dibër 201