52 deputetët që shpenzuan më së shumti për udhëtime gjatë vitit 2021

Prishtinë, 8 shkurt 2022 – Kuvendi i Kosovës i ka bërë sot publike të gjitha shpenzimet e udhëtimit të deputetëve të Kuvendit të Kosovës për periudhën 2011-2021.

Kompensimi i shpenzimeve të udhëtimit të deputetëve është bërë në bazë të vendimit të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, nr. 04-V-079, të datës 10 tetor 2011, i nxjerrë në bazë të nenit 20 të Ligjit nr. 03/L-111 për të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetit.

“Deputeti kompensohet për shpenzimet e udhëtimit si në vijim: deri në 30 km – 10 euro, deri në 60 km – 20 euro dhe mbi 60 km – 30 euro, për pjesëmarrje në punimet e seancës plenare dhe në komisione”, thuhej në njoftim.

Në bazë të listës që është bërë publike, për periudhën janar-dhjetor 2021, deputeti i cili shpenzoi më së shumti është deputeti i AAK-së, Pal Lekaj i cili ka harxhuar plot 2 mijë e 790 euro, shkruan Telegrafi.

Pas tij e dyta renditet deputetja Duda Balje me 2 mijë e 730 euro. E treta ndonëse është për herë të parë deputete në Kuvendin e Kosovës, është deputetja e LVV-së Yllza Hoti me plot 2 mijë e 430 euro.

Pas saj renditet deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi me 2 mijë e 370 euro dhe e pesta në renditje me shpenzime më të mëdha është deputetja nga komunitetet Fidan Jilta me 2 mijë e 220 euro.

Në total të gjithë deputetët e legjislaturës së tetë kanë shpenzuar 100 mijë e 530 euro.

Telegrafi publikoi listën e 52 deputetëve që kanë shpenzuar më shumë se një mijë euro për udhëtime gjatë vitit 2021. Renditja në listë është bërë sipas shumës së shpenzuar:

  1. Pal Lekaj (AAK) 2,790
  2. Duda Balje (MULTIETNIK) 2,730
  3. Yllza Hoti (LVV) 2,430
  4. Albana Bytyqi (AAK) 2,370
  5. Fidan Jilta (MULTIETNIK) 2,220
  6. Erxhan Galushi (MULTIETNIK) 2,100
  7. Arta Bajralija (LVV) 2,040
  8. Time Kadrijaj (AAK) 1,950
  9. Arbër Rexhaj (LVV) 1,920
  10. Fatmire Kollçaku (LVV) 1,890
  11. Hajdar Beqa (PDK) 1,860
  12. Agon Batusha (LVV) 1,800
  13. Armend Zemaj (LDK) 1,800
  14. Mirlinda Sadiku (LVV) 1,800
  15. Samra Ilijazi (MULTIETNIK) 1,800
  16. Mirsad Shkreta (LVV) 1,770
  17. Haxhi Abdyli (LVV) 1,740
  18. Jahja Kokaj (LVV) 1,740
  19. Artan Abrashi (LVV) 1,710
  20. Bahrim Shabani (VAKAT) 1,710
  21. Gramos Agusholli (LVV) 1,710
  22. Nijazi Isaku (LVV) 1,650
  23. Fridon Lala (MULTIETNIK) 1,590
  24. Marigona Geci (LDK) 1,530
  25. Labinotë Demi- Murtezi (LVV) 1,450
  26. Blerta Deliu-Kodra (PDK) 1,440
  27. Enis Kervan (MULTIETNIK) 1,440
  28. Arbreshë Kryeziu-Hyseni (LVV) 1,420
  29. Mergim Lushtaku (PDK) 1,420
  30. Enver Haliti (LVV) 1,360
  31. Valentina Bunjaku-Rexhepi (LDK) 1,300
  32. Ardian Gola (LVV) 1,260
  33. Dimal Basha (LVV) 1,260
  34. Milazim Salijaj (LVV) 1,260
  35. Alban Bajrami (LVV) 1,240.
  36. Fitim Haziri (LVV) 1,240
  37. Burim Meta (LVV) 1,200
  38. Drita Millaku (LVV) 1,200
  39. Elmi Reçica (PDK) 1,200
  40. Ekrem Mustafa (LVV) 1,180
  41. Valon Ramadani (LVV) 1,180
  42. Anton Quni (LDK) 1,080
  43. Arjeta Fejza (LVV) 1,080
  44. Floretë Zejnullahu (PDK) 1,080
  45. Branislav Nikoliq (LS) 1,050
  46. Arjeta Rexhepi (LVV) 1,040
  47. Milosh Perovic (LISTA SERBE) 1,040
  48. Verica Çeraniq (LISTA SERBE) 1,040
  49. Fadil Nura (PDK) 1,020
  50. Jetmire Vrenezi (LVV) 1,020
  51. Shqipe Metaj-Isufi (LVV) 1,020
  52. Gani Krasniqi (LVV) 1,000

(Telegrafi)

Comment

*