80 vjet nga masakra sllave në Bozhaj të Shqipërisë Veriore, sot nën Malin e Zi

“Masakra është kryer në fillim të prillit të vitit 1941 nga ushtria jugosllave”-raporton “Malesia.Org”

Knid Ndrenika

Shqiptarët e Shqipërisë Veriore në Malësi nën shtetin malazez, shënuan përvjetorin e 80-të të masakrës kundër tyre nga pushtuesit sllavë.

Agjencia e lajmeve “Malesia.Org” raportoi se në Bozhaj është shënuar 80-vjetori i masakrës në këtë vend, Bozhaj.

“Masakra është kryer në fillim të prillit të vitit 1941 nga ushtria jugosllave”-raporton “Malesia.Org”.

Njejtë në informacion, thuhet se në këtë masakër, “kanë kap kënd kanë arritur, pa marrë parasysh moshën apo gjendjen shëndetësore”.

“Aty janë pushkatuar mbi 20 vet nga Hoti dhe Kastrati”-vijon lajmi.

Agjencia raporton se në shenjë përkujtimi fillimisht “kanë vendos lule disa nga familjarët” dhe “pastaj mbi masakër në emër të organizatorit, ka folur Lukë Junçaj”.

“Historikun e kësaj masakra e ka shpalos profesori i historisë, Mark Junçaj, ndërsa në emër të familjarëve folën Ndue Bacaj dhe Zef Gjoka Dedvukaj, e gjithë kjo nën moderimin e Kristiana Gjonaj”-rapoperton “Malesia.Org”.

Malesia.Org

 

Comment

*