Prishet koalicioni në Preshevë, teksa priten dalje të reja të këshilltarëve?

Largimi i këshilltarit Hamdi Fejzullahu dhe distancimi i tij nga PDSH si i pavarur në kuvendin e Preshevës ka shkaktuar krizë politike në Preshevë, shkruan Presheva.AL

Ky veprim i Fejzullahut, nga analistët politik në Preshevë po shihet si moskoordinim ndërmjet partnerëve të koalicionit dhe keqmenaxhim në qeverisje, e që do të mund të sjellë prishjen e koalicionit dhe shpartallimin e kuvendit të Preshevës.

Kriza në koalicionin PDSH-PVD-LR-UDSH është shumë e madhe, madje më keq se sa e sheh publiku preshevarë. Arsyen për largimin nga PDSH këshilltari Fejzullahu e ka treguar në njoftimin në rrjetin social facebook e që është ndarja e buxhetit për mbulimin e dëmëve nga vërshimet e fundit në fshatin Rahovicë.

Kjo tregon se partnerët e koalicionit nuk i kanë ndarë mjetet në mënyrë të drejtë dhe kanë bërë anime partiake në fatkeqësitë natyrore që janë prekur banorët e fshatit Rahovicë. Nga kjo kuptohet se kriza e partnereve te koalicionit eshte e thelle dhe se pushteti i formuar nga keto parti gjithsesi do te bjere. Deri me tani te gjithe drejtuesit e ketyre partive koalicionare jane ne heshtje dhe nuk kane reaguar as neper media e as ne rrjetin social facebook.

Nga kjo situate po kthehet kriza politike ne Presheve e qe eshte krize e krijuar viteve te fundit ne politiken preshevare.

A do te shkoje vendi ne zgjedhje apo do te formohet nje grup i keshilltareve qe do te dalin nga PDSH-PVD dhe LR?

Burime te brendshme per Presheva.AL brenda subjekteve politike kane thene se ka zera qe do te kete dalje te reja, por ende nuk eshte e konfirmuar asgje.

A do te shkoje Presheva ne zgjedhje apo do te formohet nje koalicion i ri do te mbetet te shihet diteve ne vazhdim.

www.bujanoci.net

Comment

*