Abramovich merr pjesë në bisedimet Ukrainë-Rusi në Stamboll

Stamboll, 29 mars 2022 – Miliarderi Roman Abramovich, njëri prej oligarkëve rusë të sanksionuar nga Perëndimi për shkak të pushtimit rus të Ukrainës, po merr pjesë në bisedimet midis delegacioneve të Ukrainës dhe Rusisë që po mbahen në Stamboll.

Më herët, Kremlini ka thënë se Abramovich ka luajtur rol në bisedimet e mëhershme të paqes midis Ukrainës dhe Rusisë.

Ky lajm vjen një ditë pasi Wall Sreet Journal raportoi se Abramovich dhe negociatorët ukrainas për paqe janë përballur me pasoja të helmimit të dyshuar, më herët gjatë këtij muaji.

Sky News e ka cituar ministrin e Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, t’i ketë paralajmëruar pjesëtarët e delegacionit ukrainas që gjatë takimit me palën ruse të mos hanë dhe të mos pinë asgjë.

“I kam këshilluar që kushdo që shkon në bisedime me Federatën Ruse të mos ha dhe të mos pi asgjë dhe është e preferueshme që të shmangin edhe prekjen e sipërfaqeve”, citohet Kuleba.

(REL)

Comment

*