Açka: “Shqiptarët kanë nevojë për punë, rrugë,… ndërsa Rama ëndërron satelitë”

Tiranë, 28 tetor 2021 – Deputetja e opozitës Flutura Açka, e ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, qeverinë e tij dhe mazhorancën socialiste, se e kahumbur sensit e realitetit.

Në fjalën e saj në Kuvend, zonja Açka ka thënë se shqiptarët sot vuajnë për punë, rrugë, shkolla, legalizime e nevoja të tjera, ndërsa kryeministri Rama merret me opozitën dhe ëndrron për satelitë në hapësirë.

“Unë e kuptoj që jeni mësuar me dhomën bosh, e tani që nuk është dhoma bosh përplaseni dhe ju merren mendtë. Në fakt, u vu re edhe sot se çfarë ndodh këtu – ato monologjet e mërzitshme të qeverisë. Gjatë gjithë kohës merreni me opozitën e tani ju ka zënë makthi me foltoren, duket se Berishën e keni makth të madh. Shumë gjë e mirë. Këtë ju nuk e shihni, sepse nuk keni si ta shihni këtë plagë. Problemet e shqiptarëve janë elementare: punë, rrugë, legalizime, shkolla, kurse ju merreni me makrot dhe thoni do t’i dërgoni në Evropë me këto forma. Ju i përsërisni po të njëjtat fjalë. Për këtë ju paguajnë shqiptarët? Duke parë këtë parlament kam edhe unë atë qasjen time. Parlamenti shqiptar më ngjan si astmatik, tamam si ai i murtajës që i pështynte macet dhe kur macet ikën, ky astmatiku i famshëm dilte te ballkoni, por nuk kishte çka të pështynte më, sepse s’kishte më mace”, ka thënë ajo.

“A e di kryeministri shqiptar që në një natë të errët, njerëz me matrapik e kanë shembur enkas shkollën, për ta hequr gjoja si e prishur? A e dini që projekti i famshëm ka dy krahë të gjatë avioni? Shkollat janë shkolla, e jo krahë avionësh, sepse nuk kanë ku të qëndrojnë bankat”, është shprehur Açka.

“Po, kthehem te buxheti e gjërat për të cilat po flasim sot. Te ky buxhet keni nxjerrë edhe ato të satelitëve, pasi i mbaruat gjërat në tokë, do të nisni aventurën kozmike. Në një shkrim të Ramës, në vitet ’90, ai thotë për veten, mes të tjerash, se ka një karakteristikë të veçantë, një yll në vendin që nuk thuhet. Pasi e kërkoi në tokë atë yll, po s’e gjeti, nis ta kërkojë nëpër satelite e, duke qenë se ëndrrat i ka supersonike e do të shkojë deri në vitin 2033, është në kërkim të yjeve të tjerë që të bëhen 5, për të qenë shef i madh në Evropë, ëndërr për të cilën ka filluar të blejë shkes”, është shprehur deputetja Açka.

(r.m.)