Adriatik Kelmendi tregon si u intervistua nga shërbimi sekret serb, në Beograd

Prishtinë, 22 janar 2021 – Gazetari Adriatik Kelmendi, drejtori i televizionit Klan Kosovës, është intervistuar nga zyrtarë të shërbimit secret të Serbisë, BIA (Bezbednosna Informativna Agencija) në Beograd. Ai ishte moderues në Forumin e XIV për drejtësinë tranzicionale në shtetet e dala nga ish-Jugosllavia që u mbajt në Beograd.

Në një intervistë në Klan Kosova, Kelmendi ka treguar se ai është intervistuar në Aeroportin e Beogradit, sapo ka arritur, më17 dhjetor, por edhe kur është kthyer, më 19 dhjetor.

“Forumi është mbajtur kësaj radhe në Beograd, mbahet zakonisht në kryeqytete dhe qytete të ndryshme të shteteve që kanë dalë nga ish-Jugosllavia. Është mbajtur edhe në Prishtinë, disa herë ka qenë në Sarajevë, derisa është mbajtur edhe në Zagreb, Podgoricë, Slloveni, Shkup, pra gjithandej. Për shkak të pandemisë, nuk ishte mbajtur tash e një kohë të gjatë dhe kësaj radhe u mbajt në Beograd”, ka thënë ai.

“Ka kohë që hezitoj të udhëtoj në Serbi, por ishte niveli shumë i lartë i përfaqësimit dhe unë isha ftuar në panelin, ku ishin ish-kryetari i Kroacisë, Ivo Josipoviq, ish-kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Ranko Krivokapiq, liderja e protestave opozitare atëbotë kundër Millosheviqit, Vesna Peshiq, aktivistja dhe mjekja e njohur nga Kosova Vjosa Dobruna, deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, dhe ishte dëshira e madhe e organizatores kryesore, Natasha Kandiq, që është një ndër humanistet më të mëdha dhe aktivistet e të drejtave të njeriu tash e 30 vjet, që të merrja pjesë. Unë, për shkak se edhe më herët kisha pasur ndalesa kur hyja dhe dilja nga Serbia, insistova që të shkoj me aeroplan nga Shkupi në aeroport në Beograd, duke menduar se ndoshta procedura do të jetë më e thjeshtë në një vend më të frekuentuar dhe se ndoshta nuk do ta kem telashin që e kam pasur dhe e kam raportuar në Kosovë te institucionet e sigurisë (Ministria e Punëve të Brendshme) në mënyrë të drejtpërdrejtë, edhepse nuk është bërë publike”, ka shpjeguar ai.

Kelmendi ka treguar se si ka ndodhur

i gjithë procesi i intervistimit të tij në aeroport, me të arritur në Beograd, po ashtu edhe gjatë kthimit.

“Me të arritur, të premten, e dorëzova pasaportën te policia në hyrje për kontroll. Polici e mori pasaportën, që kësaj radhe ishte e Shqipërisë, sepse e kam atë të Kosovës dhe Shqipërisë, e vulosi dhe pastaj në monitor i doli diçka. Reagimi i policit ishte që shau në gjuhën serbe dhe tha: ‘Ku më ndodhi mua kjo dhe tash duhet të merrem me të’. Më tha që duhet të prisja, kurse të tjerëve që ishin në radhë prapa meje u tha të vazhdonin te policët tjerë, sepse ajo pike e kontrollit ishte mbyllur”, ka treguar Kelmendi.

“Ma kërkoi që t’ia jap sërish pasaportën dhe shkoi në derën prapa që shkruante ‘Policia –Dega në Beograd’, brenda aeroportit.Aty qëndroi disa minuta dhe u kthye vetë. Unë po rrija aty para xhamit dhe i fola në gjuhën angleze. E pyeta: ‘çka po ndodh?’. U bë kinse nuk më dëgjoi dhe nuk më ktheu përgjigje. Kaluan edhe 10 minuta dhe unë po prisja. Dikur erdhi dikush nga ajo dera prapa dhe më pyeti nëse e flas gjuhën serbe dhe më tha se duhet të m’i bënte disa pyetje. Më pyeti pse kisha shkuar dhe i tregova se isha i ftuar në një forum. Më pyeti me kë isha dhe i tregova se isha vetëm, por edhe kush janë pjesëmarrësit tjerë tëforumit. Më pyeti se ku do të qëndroja, sa do të qëndroja, cili është roli im në këtë forum, kur do të kthehesha. I tregova se do të kthehesha të dielën. Atëherë më pyeti se me çkado tëudhëtoja dhe a kisha biletë kthyese. Ma mori edhe biletën kthyese. Gjatë gjithë kohës, polici shkruante çfarë i thosha. Pastaj më tha se duhet të prisja edhe pak. Shkoi prapa dhe u kthye pas rreth 40 minutash, m’i dorëzoi dokumentet dhe më tha se mund të vazhdoja rrugën”, ka shpjeguar Kelmendi.

Ai ka treguar se të zyrtarët që e kanë intervistuar kishin qen t veshur me uniformë të policisë.

“Fillimisht, polici të cilit i doli njoftimi në ekran, e thirri dikë në telefon dhe, si duket, e pyeti se çka duhej të bënte dhe duket se i mori disa instruksione, por nuk mund ta dëgjoja krejtësisht”, ka thënë ai.

Kelmendi ka treguar se e njëjta gjë i ka ndodhur edhe gjatë kthimit, po në aeroportin e Beogradit.

“Edhe në kthim më ndodhi e njëjta gjë. E dorëzova pasaportën në sportel,ku ishte një police. E vulosipasaportën, por në ekran iu shfaq njoftimi. Ajo nuk më foli fare rreth pesë minuta dhe më pas më pyeti në gjuhën serbe: ‘A je shtetas i yni?’. I thashë që e kishte pasaportën time dhe e shishte shtetas i kujt jam. Më pyeti nëse kisha dokumente të tjera dhe unë i tregova se kam edhe pasaportë të Kosovës. M’i bëri të njëjtat pyetje që m’I kishte bërë polici kur kisha arritur dhe m’i kërkoi dokumentet e njëjta. Edhe ajo e mori në telefon dikë dhe, me gjasë, mori udhëzime. Dokumentet e mia, bashkë me biletën, shkoi t’i fotokopjonte. Kjo procedurë zgjati rreth 40 minuta. Në ndërkohë unë i shkrova mesazh gazetarit Idro Seferi, me të cilin isha takuar një ditë më parë dhe i kisha treguar për përvojën që kisha pasur. I tregova se më ndaluan sërish dhe nëse nuk do t’i lajmërohesha për një orë, të njoftonte se mund të arrestohesha”, ka treguar Kelmendi.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, aktivistë të shoqërisë civile dhe autoritetet e Kosovës e  kanë dënuar intervistimin e gazetarit Kelmendi. Ne reagime thuhet se ky akt është kundër lirisë së lëvizjes  dhe lirisë së medies në Serbi.

Kundër intervistimit të Kejmendit karreaguar edhe Rrjeti i Pajtimit KOMRA që udhëhiqet nga aktivistja për të Drejtat e Njeriut, Natasha Kandiq, e njohur për grumbullimin e të dhënave për krimet e luftës dhe për denoncimin e tyre në organet e drejtësisë.

(Sipas KlanKosova.tv)

Comment

*