Ahmetaj: Qeveria jep 30 milionë dollarë shtesë për rindërtimin

Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se qeveria ka dhënë dhe 30 milionë dollarë shtesë për rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, Ahmetaj theksoi se sasia e parave tashmë i ka kaluar Fondit Shqiptar të Zhvillimit për të vijuar punën në terren.

Ahmetaj tha se janë nënshkruar tre marrëveshje me qeverinë gjermane për 20 milionë euro hua dhe 8.5 milion euro grante për efiçencën e energjisë së godinave të universiteteve publike.

“Kjo është mbledhja e dytë e qeverisë, do të desha të ndaja me ju dhe kolegët e tjerë vendimet e kësaj mbledhje qeverie. Dsuke filluar me vendimet për programin e rindërtimit. Siç e dini, rindërtimi vijon me intesnitet. I kaluam FSHZH dhe 3 miliardë lekë, në ekuivalencë, 30 milionë dollar për të vijuar punët në terren me shpejtësi për të plotësuar angazhimin për të mbaruar punët në shtatorin e 22. Dua të ndaj me qytetarët një vendim tjetër për Rindërtimin e një qendre si 5 maji, në lagjen 4 dhe lagjen 8 të kryeqytetin, një poliqendër e re, ku i hapet rruga dhe aty punimeve me shpejtësi, shpronësim me këmbim. Do vijohet puna me 2-3 turne. Në të njëjtën kohë dua të ndaj me qytetarët dhe studentët e prindërit që kaluam 3 marrëveshje me qeverinë gjermane nëpërmjet kfW, brenda paktit të universitetit një shumë 20 milion euro hua, 8.5 milion euro grant që do të shkojnë në rikontruksion e efiçiencës së energjisë të godinave të universiteteve publike. Kemi filluar punën sa i përket paktit të universitetit, vijon me intensitet të plotësojë angazhimet e kryeministrin dhe qeveria. Këto ishin vendimet e rëndësishme.”- tha Ahmetaj./Opinion.al

Comment

*