Aksione policore në Tiranë për armë dhe drogë

Kontrolle të vazhdueshme nga Forcat “Shqiponja” dhe “Shigjetat”, në të gjitha rrugët e kryeqytetit, për kapjen e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo shpërndajnë lëndë narkotike.

Si rezultat i kontrolleve u evidentua dhe u godit një rast i armëmbajtjes pa leje dhe një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, municion luftarak, lëndë narkotike kanabis dhe një mjet prerës, vihen në pranga poseduesit e tyre.

Forcat “Shqiponja” dhe “Shigjetat” po vijojnë kontrollet në të gjitha rrugët e kryeqytetit, për kapjen e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo shpërndajnë lëndë narkotike.

Gjatë kontrolleve në bulevardin “Gjergj Fishta”, Forcat “Shqiponja” kanë ndaluar për kontroll një mjetin tip “BMW”, me drejtues një 35 vjeçar.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet, kanë gjetur një armë zjarri pistoletë. I riu u arrestua për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Po kështu u bë arrestimi në flagrancë i një tjetër 35 vjeçari pasi gjatë kontrollit në çantën e krahut dhe në banesën e tij iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lëndë narkotike kanabis, e ndarë në doza, gati për shpërndarje, dhe një mjet prerës (thikë).