Aktori i njohur turk vallëzon me flamurin shqiptar

Burak Yoruk është një nga aktorët më të kërkuar në Turqi.

Ai ka luajtur në disa seriale të njohura televizive, të cilat janë transmetuar edhe në Kosovë e Shqipëri.

Por, janë të paktë ata që e dinë se ylli i telenovelave është me origjinë shqiptare.

Ai u tregoi ndjekësve të tij se është shqiptar, duke postuar një foto të tij, të shoqëruar me një frazë shqipe.

“Djali i nënës”, shkroi ai.

This image has an empty alt attribute; its file name is Burak-Yoruk_postimi-ne-Isntagram.jpg

Së fundmi, Burak ka marrë pjesë në një dasmë, ku ka treguar se ndihet krenar për origjinën e tij.

Burak kuan në serialin “Ask Mantik Intikam”, i cili ka nisur të transmetohet në Turqi prej disa javësh. Ai luan përkrah aktorëve të njohur turq, si: Burcu Özberk, Melisa Döngel dhe Ilhan Sen.

(r.m.)