Aleanca: SPAK-u të sekuestrojë truallin e Teatrit Kombëtar

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kërkon sekuestro preventive të truallit të Teatrit Kombëtar.

Juristja Adriana Kalaja në një deklaratë për median para SPAK deklaroi: Është e domosdoshme marrja e sekuestros preventive trualli i teatrit, projektit të Bjarke Ingels, dhe aksionet e shoqërisë Tirana DC dhe fondin e parashikuar për rifillimin e punimeve të teatrit. Nuk mund të fillosh hetim për një vepër penale, pa marrë masat e sekuestros preventive”

Sendi  posedohet nga të akuzuarit prej ne është një rrezik eminent për tu agravuar vepra penale. Është një rrezik potencial që nesër të kemi konsumim të veprave penale”

Aleanca i kërkon SPAK të bllokojë sheshin e teatrit Kombëtar.

Teatri i Tiranës siç do të njihet tashmë Teatri i ri Kombëtar do nisë të ndërtohet në vitin e ardhshëm. Qeveria ka parashikuar në projektbuxhetin e vitit 2022 një pjesë të fondit për nisjen e punimeve, të cilat në total parashikohet të kapin një vlerë prej 4.8 miliardë Lekësh të rinj ose thënë ndryshe afro 46 milionë dollarë amerikan.

Qeveria ka parashikuar që për vitin e ardhshëm të vërë në dispozicion të këtij projekti një shumë prej 900 milionë lekësh, ndërkohë që ky fond do të rritet në vitin 2023 kur dhe janë parashikuar për t’u lëvruar afro 1.5 miliard Lekë. Ndërkohë që 1 miliard të tjera janë parashikuar të alokohen në vitin 2024, ndërsa 900 milionë të tjera do të paguhet më pas, por pa përcaktuar vitin konkret buxhetor.OraNews