Aliu: Kompanitë e hidrocentraleve e lëshojnë ujin vetëm gjatë vizitave të paralajmëruara

Prishtinë, 22 prill 2021 – Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka deklaruar se kompanitë që menaxhojnë me hidrocentralet në Brezovicë e lëshojnë ujin në shtretërit e lumejnve vetëm kur presin vizitra të paralajmëruara nga autoritetet.

Ministri Aliu e ka bërë këtë deklaratë gjatë vizitës që ka bërë të mërkurëndhe të enjten në rrjedhën e lumit në Brezovicë, për të parë nëse kompanitë që menaxhojnë me hidrocentralet po i respektojnë normat për sasinë e ujit që duhet të rrjedhënë shtretërit e lumejve.

“Ne kemi ardhur këtu pa paralajmërim dje dhe situata ka qenë krejtësisht e ndryshme prej kësaj qe e kemi sot. Uji ka qenë pothuajse i palëvizshëm dje, sot kemi rrjedhë të ujit. Situata prej orës 5:30 dje dhe ajo sot janë krejtësisht ndryshme. Po ashtu, duhet parë edhe pjesën tjetër. Dje kemi ecur nëpër të (shtratin e lumit), sepse nuk ka pasur ujë, ndërkaq sot nuk mund të ecim  nëpër të”,ka thënë ai.

Ministri Aliu ka thënë se vizita e djeshme është bërë pas ankesave të banorëve të zonës dhe aktivistëve përmbrojtjen e ambientit lidhur me ndërtimin e një kanali të betonit në lumin e Brezovicës.

“Vizitën që e kemi bërë dje ka qenë për kanalin e betonit që nuk do të duhej të ishte këtu”, ka thënë ai.

Aliu ka thënë se ministria që e drejton ai do të verifikojë se investitori ka marrë leje për ndërtimin e këtij kanali dhe, nëse po, do të verifikohet se si është dhënë ajo. Ai ka paralajmëruar se përgjegjësit për shkeljet e mundshme do të japin përgjegjësi.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu,ka paralajmnëruar se do të bëjë vizita të paparalajmëruara edhe në rrjedhat e lumenjve tjerë kujanë ngritur hidrocentrale.

(r.m.)