Ambadadori gjerman në Kosovë mbështet diskutimet për Asociacionin

Prishtinë, 25 janar 2023 – Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, tha se “pajtohet plotësisht” me deklaratat e këshilltarit të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, sa i përket shtyrjes përpara të diskutimeve për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

“Jam plotësisht dakord: është shumë e rëndësishme të çojmë përpara diskutimin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Është mirë të dëgjosh se ministri i Kosovës Nenad Rashiq ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në diskutimin e planifikuar për këtë çështje më 31 janar në Ambasadën amerikane në Prishtinë”, shkroi Rohde në Twitter.

Ambasada amerikane në Prishtinë ka paralajmëruar për datën 31 janar një diskutim për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, ku janë ftuar përfaqësues të shoqërisë civile, qeveritarë dhe përfaqësues të partive politike.

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, konfirmoi të martën se do të marrë pjesë në këtë diskutim.

Një ditë më parë, Chollet, tha se ka inkurajuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, që të pranojë propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

(r.m.)