Ambasada Amerikane e uron Distrian: “Një shembull inspirues për të gjithë kosovarët”

Prishtinë, 24 korrik 2021 – Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ia ka uruar xhudistes kosovare Distria Krasniqit medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Në urimin e përcjellë përmes rrjetit social “Twitter”, kjo ambasadë ka theksuar se Distria ka dhënë një shembull frymëzues për të gjithë kosovarët.

“Urime kampiones në xhuud dhe fitueses së medaljes së artë, Distria Krasniqi. Ajo jep një shembull frymëzues për të gjithë kosovarët”, thuhet në urimin e ambasadës.

Distria Krasniqi ia ka siguruar Kosovës medaljen e parë të artë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

(r.m.)