Ambasada Amerikane: “Korrupsioni minon demokracinë”

Tiranë, 11 dhjetor 2021 – Në prag të nisjes së Kuvendit të PD-së, të thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij, Ambasada amerikane në Tiranë ka publikuar në faqen e saj në Facebook, mesazhe të lëshuara në Samitin për Demokracinë, të mbajtur në SHBA.

Ambasada amerikane e vendos theksin te shtyllat e demokracisë, të cilat, sipas saj, janë nën sulm të qeverive autoritare ose aktorë të korruptuar në shumë vende të botës që përpiqen të dobësojnë institucionet demokratike.

“Në shumë vende, shtyllat e demokracisë – liria për t’u mbledhur, liria e shprehjes dhe liria për t’u organizuar – janë nën sulm nga qeveri autoritare ose aktorë të korruptuar që përpiqen të dobësojnë institucionet demokratike, të minojnë proceset demokratike dhe të gërryejnë besimin në parimet demokratike.

Demokracia i ka themelet në premisën se ajo mbështetet nga populli dhe për popullin, prandaj pjesëmarrja qytetare në Samitin për Demokracinë është kaq e rëndësishme”, thuhet në mesazhin e ambasadës.

https://www.facebook.com/watch/?v=1205042899984900

(r.m.)

Comment

*