SHBA: Kosova është lider në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit

Prishtinë, 18 korrik 2021 – Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë e ka përshëndetur riatdhesimin e 11 shtetasve të Kosovës nga Siria.

Në një postim të rrjetet sociale, shoqëruar postimit të ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, për riatdhesimin e 11 shtetasve kosovarë nga Siria, thuhet se ky veprim dëshmon gatishmërinë e Kosovës për të marrë përgjegjësi për qytetarët e saj, duke dhënë shembull për të tjerët.

Ambasada amerikane ka theksuar se Kosova është lider në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit.

“SHBA përgëzon riatdhesimin e djeshëm të qytetarëve kosovarë nga zonat e konfliktit në Siri. Këto riatdhesime dëshmojnë gatishmërinë e Kosovës për të marrë përgjegjësi për qytetarët e saj, duke dhënë një shembull për të tjerët. Kosova është lider në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit”, thuhet në postimin e Ambasadës së SHBA-së.

Të shtunën në Kosovë janë kthyer 11 shtetas kosovarë qëgjendeshin në zonat e konfliktitnë Siri. Ministri  Sveçla ka thënë se Qeveria e Kosovës është duke ndihmuar shtetasit kosovarë që të kthehen në familjet e tyre.

Ai ka thënë se Kosova ushtron përgjegjësitë e veta ndaj qytetarëve të saj, por edhe ndaj Koalicionit Global për mposhtjen e grupit militant Shteti Islamik.

(r.m.)

Comment

*