Ambasada amerikane në Tiranë i bën jehonë paralajmërimit të Sekretarit Blinken për Rusinë

Tiranë, 20 janar 2022 – “Do t’i bëjmë të qarta pasojat që Shtetet e Bashkuara dhe Europa do të imponojnë ndaj Moskës nëse ajo refuzon rrugën diplomatike që kemi parashtruar, dhe vijon me pushtim apo destabilizim të pajustifikuar, të paprovokuar dhe të papranueshëm të Ukrainës”.

Ambasada amerikane në Tiranë ka përzgjedhur këtë mesazh të Sekretarit të Shtetit Antony Blinken për ta shpërndarë në rrjetet sociale, pas vizitës që Sekretari amerikan pati në Ukrainë.

Më 19 janar, gjatë një interviste për Zërin e Amerikës, Blinken se Rusia do të përballej me “pasoja masive” nëse do të ndërmerrte një sulm ndaj Ukrainës.

se Shtetet e Bashkuara i kanë ofruar Rusisë të bëjë zgjedhjen mes “diplomacisë dhe dialogut” nga njëra anë dhe “konfliktit dhe pasojave” nga ana tjetër.

“Do të ketë pasoja masive për Rusinë, nëse ajo ndërmerr përsëri agresion kundër Ukrainës. Ne kemi thënë gjithashtu se masat që po shqyrtojmë, shkojnë përtej hapave që kemi ndërmarrë në të kaluarën, përfshirë edhe vitin 2014. Nuk do t’i detajoj këtu hapat që ndërmarrim, por unë mund t’ju them se pasojat do të jenë të rënda”, tha ai.

Megjithatë në intervistën që e dha gjatë një vizite në Kiev për të shprehur mbështetjen ndaj Ukrainës, zoti Blinken tha se preferenca do të ishte zgjidhja paqësore.

“Preferenca është të shohim nëse mund t’i zgjidhim dallimet, shqetësimet përmes diplomacisë”, tha ai.

Më herët në një konferencë për shtyp në Kiev me homologun e tij Dmytro Kuleba, zoti Blinken tha se angazhimi i Shteteve të Bashkuara ndaj Ukrainës është “i palëkundur”.

“Ne vazhdojmë të konsolidojmë aftësitë e Ukrainës për t’u vetëmbrojtur dhe të bëjmë të qartë koston që SHBA dhe Evropa do të imponojnë ndaj Moskës nëse ajo kundërshton rrugën diplomatike që ne propozojmë”, tha ai.

Gjatë një takimi me presidentin ukrainas Voldymyr Zelenskyy, ai përsëriti angazhimin e Shteteve të Bashkuara ndaj “integritetit territorial” të vendit tij.

“Kërcënimi ndaj Ukrainës është i paprecedentë. Kështu që presidenti (Joe Biden) më kërkoi të nënvizoja edhe një herë angazhimin tonë ndaj integritetit territorial të Ukrainës, ndaj sovranitetit të saj, ndaj pavarësisë së saj.”

(Panorama.al)

Comment

*