Ambasada amerikane në Tiranë: “Numërimi i votave të partive është në përfundim”

Tiranë, 27 prill 2021 – Ambasada e Shteteve të  Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka publikuar në Facebook foto të disa ekipeve të vëzhguesve që po e ndjekin procesin e numërimit të votave në qendrat e numërimit.  Në postim thuhet se monitorimi i këtij procesi do të vazhdojë deri në fun.

“Ne vazhdojmë të qëndrojmë me popullin shqiptar ndërsa të gjithë presim rezultatet me padurim”, thuhet në postimin e ambasadës amerikane.

Në terren, për të monitoruar procesin e numërimit të votave, ka dalë edhe vetë Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim. Ajo eka ndjekur kërë proces nëdisa qendra të numërimit të votave.

Postimi i plotë:

Ndërsa numërimi i votave të partive është në përfundim, ekipet e vëzhgimit të Ambasadës sonë po vazhdojnë të monitorojnë në të gjithë vendin dhe do ta bëjnë këtë deri në fund.

Ne vazhdojmë të qëndrojmë me popullin shqiptar ndërsa të gjithë presim rezultatet me padurim. #KrahperKrah

May be an image of 1 person and standing
May be an image of 1 personMay be an image of 3 people and people standingMay be an image of 2 people, people standing and indoor

(r.m.)