Ambasada e SHBA-së: Vendimi i Bashës për dorëheqje meriton respekt

Tiranë, 21 mars 2022 – Ambasada e SHBA-së në Shqipëri e ka vlerësuar vendimin e Lulzim Bashës për të dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Partisë Demokratike.

“Vendimi i marrë nga Lulzim Basha sot për t’u dorëhequr si kryetar i Partisë Demokratike meriton respekt. Vënia e interesave të partisë dhe të vendit mbi ato personale është shenjë e udhëheqjes së vërtetë”, thuhet në postimin e ambasadës në Facebook.

Ambasada shfaq shpresën se dorëheqja e Bashës “do të përcaktojë rrugën që Partia Demokratike të ecë përpara drejt së ardhmes” dhe “do të forcojë marrëdhënien e veçantë të Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara”.

Postimi i plotë i ambasadës së SHBA-së në Tiranë:

Vendimi i marrë nga Lulzim Basha sot për t’u dorëhequr si Kryetar i Partisë Demokratike meriton respekt. Vënia e interesave të partisë dhe të vendit mbi ato personale është shenjë e udhëheqësisë së vërtetë. Shpresojmë që vendimi do të përcaktojë rrugën që Partia Demokratike të ecë përpara drejt së ardhmes; do të forcojë marrëdhënien e veçantë të Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara; do të përforcojë mbështetjen për reformat dhe përpjekjet e tjera për qëllimin e Shqipërisë për t’iu bashkuar Bashkimit Europian; dhe do të ritheksojë parimet dhe idealet demokratike mbi të cilat u themelua. Një opozitë e fortë që mund të jetë e gatshme për të udhëhequr është thelbësore për demokracinë. Mbështetja e Shteteve të Bashkuara për demokracinë dhe përkushtimi për të luftuar korrupsionin dhe pandëshkueshmërinë mbeten të pandryshuara.

(r.m.)