Ambasada amerikane ngushëllon familjarët e viktimave të tragjedisë në Kroaci

Prishtinë, 25 korrik 2021 – Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave të aksidentit tragjik afër Sllavonski Brodit, në Kroaci.

Përmes një postimi në faqen zyrtare të saj në Tëitter, ambasada amerikane u ka uruar shërim të shpejtë të lënduarve në këtë aksident.

“Ngushëllime për familjet e atyre që humbën jetën në aksidentin tragjik këtë mëngjes në Kroaci. Ne i urojmë të lënduarve shërimin sa më të shpejtë të mundshëm”, thuhet në postimin e ambasadës.

Të dielën në mëngjes, një autobus i linjës Franfurt – Prishtinë, ka dale nga rruga dhe është përmbysur në autostradën A3, afër qytetit të Sllavonski Brodit. Në këtë aksident të rëndë e kanë humbur jetën 10 persona dhe janë lënduar 43  të tjerë.

Sipas policisë së Kroacisë, shoferi që ishte duke vozitur ka deklaruar e atë ekishte zënë gjumi për një moment.  Shoferi tjetër që nukishte në timon ka vdekur.

(r.m.)

Comment

*