Ambasada amerikane për helmimet në Deçan: Gazetarë dhe qytetarë, injoroni thashethemet, pritni për faktet

Prishtinë, 15 korrik 2021 – Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka reaguar lidhur me helmimet e qytetarëve në komunën e Deçanit.

Në një postim në Tëitter, ambasada amerikane ka bërë thirrje që të shpërfillen thashethemet dhe të pritet për faktet, ndërsa ka kujtuar se Ministria e Shëndetësisë e Kosovës  beson se bakteret mund të jenë shkaku i simptomave të helmimeve.

“Mendimet tona janë me ata që vuajnë nga emergjenca shëndetësore në Deçan. Megjithëse do të kryhen më shumë teste, Ministria e Shëndetësisë beson se bakteret janë shkaku i mundshëm i simptomave. Gazetarë, qytetarë – injoroni thashethemet. Prisni për fakte”, thuhet në reagimin e ambasadës.

Në mostrat e ujit të marra nga IKSHPK në Deçan janë identifikuar baktere të cilat japin indikacione për kontaminim të ujit të pijshëm.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se në mostrat e ujit të marra më 12. 07. 2021 në rajonin e Deçanit janë identifikuar disa bakterie që mund të japin indikacion për kontaminim të ujit të pijshëm.

Në komunën e Deçanit deri më tasni kërkuar ndihmë mjekësore rreth 2 mijë persona me simptoma të helmimit. Qytetarët dyshojnë që uji i pijshëm mund të jetë i kontaminuar.

(r.m.)

Comment

*