Ambasada amerikane: Të pavaksinuarit janë 17 herë më në rrezik

Ambasada e SHBA-së në Kosovë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që ta marrin vaksinën kundër COVID-19.

“Njerëzit e pavaksinuar janë 17 herë më të rrezikuar për të përfunduar në spital të prekur nga koronavirusi sesa ata që nuk janë të vaksinuar plotësisht”.

“Vaksinohuni sa më parë që të mundeni për ta mbrojtur veten”.

Kujtojmë se vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar 32 viktima dhe mbi 1 mijë e 600 të infektuar me COVID-19.