Ambasada amerikane: Vendimet e kryetarëve të komunave janë të rëndësishme

Prishtinë, 17 tetor 2021 – Ambasada amerikane në Prishtinë u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të votojnë në zgjedhjet locale.

Ajo ka thënë se këto zgjedhje janë të rëndësishme, sepse vendimet e kryetarëve të komunave dhe të asambleve komunale kanë ndikim në cilësinë e jetës së tyre të përditshme.

“Vendimet (e kryetarëve) qofshin ato duke u dhënë prioritet shkollave, transportit publik, mbledhjes së mbeturinave apo projekteve tjera, ndikojnë në kualitetin e jetës së përditshme. Mos e lëshoni rastin për të shprehur vullnetin tuaj! Bëni pjesën tuaj të punës në zgjedhjet komunale të Kosovës 2021”,  thuhet me mesazhin e Ambasadës Amerikane në  Kosovë, në Twitter.

(r.m.)