Ambasada ndreq thirrjen për amerikanët në Tiranë, heq PD nga organizimi i tubimit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, ka korrigjuar njoftimin e bërë pak më parë në faqen zyrtare të saj drejtuar shtetasve amerikanë në Shqipëri, lidhur me protestën e njoftuar të mbahet pasditen e sotme në bulevardin para kryeministrisë.

Ndërsa në njoftimin e parë shkruhej se: “Partia Demokratike e Shqipërisë ka njoftuar se do të mbajë një protestë pranë zyrës së Kryeministrit. Qëllimi i deklaruar është kundër rritjes së kostos së energjisë elektrike në Shqipëri.”

Njoftimi i parë i ambasadës së SHBA:

244688317 10159002554707800 8539397930152131751 N

Në një përditësim në faqe shkruhet se ‘Një protestë është njoftuar që do të mbahet para kryeministrisë’, duke hequr PD si organizatorët e tubimit, ndërsa vijon ta quajë protestën ‘politike’.

 

Në vijim, thirrja për qytetarët amerikanë në Shqipërinë, mbetet e njëjtë, të shmangin tubimet e mëdha dhe çdo zonë ku demonstratat janë të pashmangshme ose të vazhdueshme.

 

Njoftimi i përditësuar i Ambasadës së SHBA:

244688317 10159002554707800 8539397930152131751 N

Mesazhi i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës:

Vendndodhja: Përpara zyrës së Kryeministrit në Bulevardin “Deshmoret e Kombit” në Tiranë (pika e njoftuar e grumbullimit)

Data/Koha: E Mërkurë 6 Tetor 2021, 5:00 pasdite

Njoftimi: Një protestë është paralajmëruar për këtë pasdite para Kryeministrisë. Kjo protestë mund të migrojë në vende të tjera në Tiranë, ose tubime të ngjashme mund të shfaqen në pjesë të tjera të qytetit. Kohëzgjatja e mbledhjes së pritshme është e panjohur.

Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin çdo tubim të madh në qytet. Ndërsa shumë ngjarje të mëdha publike mund të zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme. Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve vendore të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit.

Veprimet për tu ndërmarrë:
Shmangni tubimet e mëdha dhe çdo zonë ku demonstratat janë të pashmangshme ose të vazhdueshme.
Jini të vetëdijshëm për rrethinën tuaj.
Monitoroni mediat lokale për përditësime.

(BalkanWeb

Comment

*