Ambasada e SHBA-ve vlerëson kontributin e presidentit Nishani

Tiranë, 28 maj 2022 – Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka shprehur ngushëllime familjes Nishani për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani.

Në mesazhin e saj vlerësohet kontributi i Nishanit për Partinë Demokratike, për zhvillimin e vendit dhe për ndërtimin e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA.

Aty thuhet se kontributi i zotit Nishani si president dhe si ministër do të mbahet mend nga bashkatdhetarët, bashkëpunëtorët dhe partnerët e shumtë.

“Jemi të pikëlluar nga lajmi për ndarjen nga jeta të Presidentit Bujar Nishani. I shprehim familjes së tij ngushëllimet tona të përzemërta. Kontributi i tij për Partinë Demokratike, zhvillimin e Shqipërisë dhe marrëdhëniet SHBA-Shqipëri gjatë mandateve të tij si President dhe si Ministër do të mbahen mend nga bashkatdhetarët, bashkëpunëtorët dhe partnerët e shumtë”, thuhet në mesazhin e ambasadës amerikane drejtuar familjes së ish-presidentit të ndjerë Bujar Nishani.

(r.m.)