Ambasadorët e kombit tonë në diasporë, Qemal dhe Kozeta Zylo

Nga Ylli  M. Dilo 

Vlerat universale të qytetërimit perëndimor gërshetuar me mbajtjen gjallë dhe  forcimin e ndjenjës kombëtare janë mbrujtur në mënyrë ideale në kontributin e shquar të çiftit Zylo. 

Si një jehonë që valëvitet në hapësirë, tingujt e TV “Alba Life”, mbushin me optimizëm zemrat e gjithë shqiptarëve në Diasporë dhe kudo në Atdhe.

Mesuese Kozeta dhe Ing. Qemali të përkushtuarit dhe të palodhurit, janë dy themeluesit dhe producenët e TV “Alba Life” dhe të Shkollave Shqipe me të njëjtin emër në SH.B.A. të cilat për 15 vjet rresht japin kontributin e tyre të çmuar.

Familja Zylo në New York dhe më gjërë për aktivitetin e saj kulturor dhe patriotik i ka kaluar caqet e Ambasadorit te Kombit.

Ku e ka burimin kjo veprimtari e shquar?

Kanti dhe Schelling në filozofinë e tyre na mësojnë se qartesia e mendimit dhe energjia e vullnetit janë të lidhura në mënyrë të pandashme.

Ky çift model intelektualësh mbështetur në këtë bindje filozofike ka arritur rezultatet e kësaj drite vezulluese që percjellë kulturë, mirësi, dlirësi dhe patriotizëm. Besimi se çdo majë mund të arrihet, e ka bërë këtë çift të bekuar.

Pak dritë mbi jetën dhe veprimtarinë e tyre

Kozeta u lind në Mezhgoran, Tepelenë nga prindërit Brahim dhe Liri Gjoni.

Pas mbarimit të Universitetit, dega Gjuhë-Letërsi punoi 20 vjet mësuese në gjimnazet e Tiranës.

Në shkurt 1997 emigroi në SHBA bashkë me familjen e saj: Ing. Qemal Zylo dhe dy vajzat.

Vazhdoi kualifikimet pas-universitare. Punoi si pedagoge disa vite në “Globe Institute of Technology”. Vazhdon të punojë në programin e Autizmit në shkollën e mesme “Susan E. Wagner” në Staten Island.  

Është autore e mbi 8 librave në poezi, proze, kritikë, esse, reportazhe dhe studime me vlerë.  Ka gati për botim gjithashtu dhe dy libra të tjerë.

Shkrimet e saj botohen në gazetat “Illyria” dhe “Dielli” si dhe shumë gazeta të tjera.

Libri i saj “Diaspora si krah shqiponje” ka zenë vend në Bibliotekën e Kongresit Amerikan si  dhe në Bibliotekat në Manhattan e Brooklyn NY, të cilat janë Bibliotekat më të mëdha në U.S.A.

Kijimtaria e Znj. Zylo ka tërhequr vemendjen dhe ka marrë vlerësime nga personalitete të larta të kulturës kombëtare si: Ismail Kadare, Prof.Petter Prifti, Prof. Sami Repishti, shkrimtari i shquar Agim Shehu, Helena Kadare, Dr. Gjeke Marinaj, etj.

Çifti Zylo është vleresuar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me titullin “KALORËSI I URDHRIT TË FLAMURIT”.

Zonja Zylo është vlerësuar nga organizata e gruas shqiptaro amerikane “Motrat Qiriazi” me çmimin e lartë “Gruaja e Vitit 2022”. 

Ing. Qemal Zylo ka punuar pedagog në “Globe Institute of Technology”, Manhattan, ka qenë shef i Katedrës në Akademinë Ushtarake dhe ka dhënë mësim në lëndët inxhinierike Tiranë.

Ata vazhdojnë me sukses prej 15 vite drejtimin e shkollave shqip ne gjithe Nju Jorkun dhe në Online si dhe TV ”Alba  Life”. Mësimi ne Online është një nga metodat që përdorin atje ku nuk ekziston mundesia e hapjes së shkollave.

Ju urojmë suksese Ambasadorëve të Kombit tonë , çiftit Kozeta dhe Qemal Zylo!

20 tetor, 2022

Sheper, Shqipëri

One Response to “Ambasadorët e kombit tonë në diasporë, Qemal dhe Kozeta Zylo”

Read below or add a comment...

  1. Eduard M. Dilo says:

    Kozeta dhe Qemal Zylo jane aktiviste dhe punetore te pa lodhur e plot perkushtim të çeshtjes Shqiptare ketu Në diasporë. Keta janë tamam si Rilindasit dikur qe bene aq Shume per Kombin tonë.
    Çdo vleresim per ta eshte fare pak per ate pune kolosale qe ata bejne.
    Faleminderit ILLYRIA !