Ambasadori amerikan e uron Presiddenten Vjosa Osmani

Prishtinë, 4 prill 2021 – Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, e ka uruar presidenten e sapozgjedhur të Kosovës, Vjosa Osmanin.

Ai ka thënë se SHBA mbetet e përkushtuar për partneritet të ngushtë me Republikën e Kosovës.

Ambasadori Kosnet i ka përgëzuar edhe deputetët që morën pjesë në votimin për zgjedhjen e presidentes së Kosovës.

“Përgëzime Vjosa Osmanit për zgjedhjen Presidente dhe deputetëve që e kryen detyrën e tyre në Kuvend. SHBA-ja mbetet e përkushtuar për partneritet të ngushtë me Republikën e Kosovës për ta ndërtuar një të ardhme në paqe, drejtësi dhe prosperitet për të gjithë qytetarët”, ka shkruar Kosnett.

(r.m.)