Ambasadori amerikan njihet së afërmi me shqetësimet e shqiptarëve në Luginë

Prishtinë, 27 mars 2023 – Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill, ka nisur një vizitë dy ditëshe në Luginë.

Të hënën, ambasadori Hill është ndaslur në Bujanovc, ku është takuar me kryetarin e komunës, Nagip Arifi dhe me deputetin e vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi.

Arifi, në një postim në Facebook, ka shkruar se në takim është diskutuar përgjendjen aktuale politike dhe ekonomike në këtë komunë. Ai ka treguar se ambasadorin Hill e ka njoftuar për aktet diskriminuese të qeverisë së Serbisë ndaj shqiptarëve në Luginë.

“E njoftova ambasadorin Hill rreth diskriminimit shtetëror ndaj shqiptarëve në Luginë, duke u nisur nga pasivizimi i adresave, mos integrimi i shqiptarëve në organet shtetërore, mosnjohja e diplomave nga Republika e Kosovës, deri te mos interesimi i Qeverisë serbe për ta zhvilluar këtë rajon ekonomikisht”, ka shkruar ai.

Arifi ka treguar se ambasadori Hill ka premtuar se shqetësimet e shqiptarëve do t’iadresojë te Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrja Ana Bërnabiq.

Ai ka treguar se në takim është diskutuar si edhe për Marrëveshjen drejt normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës e Serbisë, të arritur me 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

“Gjatë bisedës elaboruam edhe pika të Marrëveshjes së Ohrit, ku ambasadori Hill përkrahë këtë marrëveshje dhe do të insistojë që të implementohet sa më pare”, ka shkruar Arifi.

This image has an empty alt attribute; its file name is Christopher-Hill-e-Nagip-Arifi-ne-Bujanovc.jpg

Deputeti Kamberi, po nëpërmjet një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se ambasadorin Hill e ka njoftuar me problemet me të cilat përballen shqiptarët në Luginën e Preshevës dhe ia ka paraqitur kërkesat për  përmirësimin e pozitës së shqiptarëve në këtë rajon.

“Kënaqësi ta mirëpres në Bujanoc ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Hill. Zhvillimet rajonale politike, kërkesat legjitime të shqiptarëve të Luginës, sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët tonë, ishin temat për të cilat bashkërisht biseduam”, ka shkruar Kamberi.

Të martën, ambasadori amerikan në Serbi dota vizitojë Preshevën.

This image has an empty alt attribute; its file name is Christopher-Hill-e-Shaip-Kamberi-ne-Bujanovc.jpg

(r.m.)