Ambasadori Amerikan Wohlers viziton Komunën e Haraçinës

Problemi aktual i komunës sipas kryetarit Ajvazi është borxhi prej 360 mijë euro i krijuar nga ish kryetari i kësaj komune

 

Zejnulla Veseli

SHKUP, 10 qershor – Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Maqedoni, Paul Wohlers, këtë fundjavë qendroi për vizitë në komunën e Haraçinës, ku pati edhe një takim me kryetarin e kësaj komune, Brahim Ajvazi.
Ishte dhe takimi i parë i ambasadorit Wohlers me kryetarin e ri të komunës së Haraçinës pas zgjedhjeve te fundit lokale.
Në këtë takim të kryetari i komunës, Ajvazi fillimisht e faleminderoi ambasadorin Wohlers për vizitën dhe mbështetjen që i jepet Komunës së Haracinës. Gjatë këtij takimi kryetari Ajvazi e informoi ambasadorin Wohlers, për problemet e shumta me të cilat ballafaqohet komuna e Haraçinës me theks të veçantë për gjendjen financiare të e sidomos për borxhet qe i trashëguar nga kryetari i mëparshëm i komunës. Me ketë rast Ajvazi theksoi se nga momenti i marrjes së detyrës i është qasur punës me seriozitetin më te madh dhe i vetëdijshëm për problemet e shumta me të cilat ballafaqohet komuna e Hraçinës dhe se një ndër pengesat e shumta është borxhi i komunës që arrin vlerën mbi 360 mijë euro.
“Ky është një borxh që është krijuar në mandatin e ish- kryetarit të Komunës, kur dihet që buxheti vjetor i komunës sonë është 160 mijë euro, atëherë i bie që në kemi borxhe sa tre buxhete vjetore. Unë si kryetar kam shpresë dhe premtime nga pushteti qendror që dot na mbështes në projektet tona ,më qëllim të realizimit të premtimeve në saj të cilave dhe morëm besimin e qytetarëve të komunës së Haraçinës ne zgjedhjet e fundit lokale”, ka thënë Ajvazi pas takimit që pati me ambasadorin Wohlers.
Nga ana tjetër, ambasadori Wohlers fillimisht e uroi kryetarin e ri për besimin e fituar nga qytetaret dhe i uroi suksese në punën e tij të ardhshme si kryetar i komunës së Haraçinës.
“Haraçina si një Komune e cila është shumë afër kryeqytetit duhet të ndihmohet më shumë sepse kjo njëherit është edhe obligim i pushtetit qendror. Në këtë drejtim nuk do të mungon dhe gatishmëria e SHBA-ve për të ndihmuar Haraçinën në realizim e projekteve në bazë të mundësive”, ka thënë Wohlers pas takimit me kryetarin komunës së Haraçinës.
Ambasadori Wohlers dhe kryetari Ajvazi u pajtuan për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit me qëllim të zgjidhjes se problemeve të shumta më të cilat ballafaqohet komuna e Haracines dhe se nevojat janë të shumta por me një angazhim dhe qasje të përbashkët mund të arrihen rezultate konkrete.

Comment

*