Ambasadori britanik në Kosovë do ta përkthejë librin e Vlora Nikqit

Prishtinë, 13 nëntor 2021 – Autorja e librit “Kangë Popullore Erotike”, Vlora Nikçi, ka njoftuar se ky libër i saj do të përkthehet edhe në gjuhën angleze.

Në një postim në Facebook, ajo ka shkruar se përkthimin e librit do ta bëjë ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott.

Postimi është bërë pas promovimit të librit në “Dukagjini Bookstore”, në Prishtinë.

“Edhe pse u bënë gjashtë muaj nga botimi i dytë i libirt tim ‘Kangë Popullore Erotike’, pandemia na e bëri pak të vonshëm promovimin e tij të dytë në Dukagjini Bookstore. Mbrëmë u folën fjalë të mira per librin nga njerëz shumë të çmuar, të cilët çdo ditë japin kontributin e tyre për vendin tonë. Nder i veçantë është për mua dhe librin që përkthimin e tij në gjuhen angleze do ta bëjë Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar Nicholas Abbott. Përmes këtij përkthimi do t’i japim rast botës të na njohë më mirë”, ka shkruar autorja Vlora Nikqi.

Ajo ka falënderuar ambasadorin Abbott dhe të pranishmit tjerë në manifestimin promovues të librit të saj,

https://www.facebook.com/vlora.nikci/posts/10223403888142664

May be an image of 9 people, people sitting, book and indoorMay be an image of text that says "TAA KANGE POPULLORE EROTIKE"

(r.m.)