Ambasadori Donald Lu drejt postit të Ndihmës Sekretarit në Departamentin e Shtetit

Ish-ambasadori i SHBA-së në Shqipëri, Donald Lu, duket se po bën një hap të rëndësishëm në karrierën e tij diplomatike. Presidenti Joe Biden e ka propozuar për të drejtuar Byronë e Punëve Aziatiko Jugore dhe Qendrore, si Ndihmës Sekretar në Departamentin e Shtetit

Ambasadori Lu ka shërbyer së fundi në Kirgistan dhe me përjashtim të Shqipërisë, të gjitha emërimet e tjera i ka pasur në Azi, përfshi edhe hapësirën ish-sovietike.

Ai flet disa gjuhë të huaja, mes tyre edhe gjuhën shqipe. (r.a.)