Ambasadori Hovenier konfirmon mbështetjen e SHBA-së për KFOR-in

Prishtinë, 18 janar 2022 – Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffery Hovenier, ka pasur sot një takim me komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajorin Ferenc Kajari.

Ambasada amerikane në Prishtinë, në një postim në Facebook, ka thënë se ambasadori Hovenier ka deklaruar se takimi me komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajorin Kajari, riafirmoi mbështetjen e palëkundur dhe të vazhdueshme të SHBA-së për KFOR-in.

“Kontributet e trupave amerikane në Bondsteel, një nga më të mëdhatë ndër aleatët, janë dëshmi e angazhimit tonë për rolin krucial të KFOR-it në sigurimin e stabilitetit në rajon”, citohet të ketë thënë ambasadori Hovenier.

(r.m.)

Comment

*