Ambasadori Hovenier takoi kryeparlamentarin Konjufca

Prishtinë, 11 dhjetor 2022 – Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier.

Kabineti i Kryetarit të Kuvendit njoftoi se z. Konjufca e ka falënderuar ambasadorin Hovenier për angazhimin etij personal dhe përkrahjen e vazhdueshme e të gjithanshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën.

Ai ka thënë seKosova është aleate dhe partnere e palëkundur e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ka theksuar përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në BE, në NATO dhe në organizatat tjera ndërkombëtare.

Konjufca e ka falënderuar administratën e Presidentit të SHBA-së,Joe Biden, edhe për dhurimin e mbi 500 mijë vaksinave kundër coronavirusit.

Gjatë takimit, i cili përshkruhet si i përzemërt dhe shumë miqësor, kryeparlamentari Konjufca dhe ambasadori Hovenier kanë shprehur përkushtimin për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe, për bashkërendimin e objektivave dhe për thellimin e bashkëpunimit midis dy vendeve.

(r.m.)

Comment

*