Ambasadori i Ukrainës në Tiranë, Volodymyr Shkurov thirri protestë tek ambasada e Rusisë

Zoti Shkurov theksoi se Ukraina pavarësisht gjendjes me armë, ka nevojë për armatim shtesë si dhe ndihma finnciare dhe humanitare

Knid Denion Ndrenika

Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov ftoi qytetarët të marrin pjesë në një protestë kundër agresionit të Rusisë në vendin e tij.

Protesta është planifikuar për të dielën në orën 17 në Tiranë përpara ambasadës së Federatës Ruse.

Ambasadori Shkurov tha gjithashtu që diplomatët rusë ta shprehin qëndrimin për ta dënuar luftën.

Gjithashtu shqetësim sipas ambasadorit Shkurov është nevoja për armatim shtesë në Ukrainë, pavarësisht gjendjes që ka.

Ambasadori në kuadrin e sanksioneve kundër Rusisë, tha se nxjerrja e saj nga sistemi i sigurisë së transaksioneve financiare “SWIFT” ka fituar terren:

“Nëqoftëse deri dje shtete të tilla si Italia, Franca dhe Qiproja ishin kundër shkëputjes së Rusisë nga sistemi i pagesave “SWIFT”, sapo presidenti ka marrë një konfirmim për ndryshimin e qëndrimit. Ukraina është e pajisur me armë, por ekzizton nevoja për ndihmë suplementare, qoftë në armë, financiare apo humanitare. Nesër në orën 5 (17) pranë ambasadës ruse do të bëhet një protestë. Nëqëoftëse dëshironi mund të jeni prezentë”.

Ndërkaq, Shqipëria është gati të fillojë furnizimin me benzinë të Ukrainës.