Ambasadori kinez në Uashington, optimist për marrëdhëniet SHBA-Kinë

Uashington, 29 korrik 2021Ambasadori i ri kinez në Uashington, Qin Gang, u shpreh optimist se marrëdhëniet SHBA-Kinë do të jenëtë shëmdetshmedhe në rritje.

Deklarata e tij vjen në një kohë kur marrëdhëniet mes dy vendeve janë shumë të tensionuara.

“Marrëdhëniet mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara kanë ardhur në një moment kritik, duke u përballur jo vetëm me shumë vështirësi dhe sfida por edhe me mundësi e potenciale të mëdha. Mënyra se si drejtohen këto marrëdhënie është jetike për mirëqenien e popullit kinez, atij amerikan dhe për të ardhmen e botës. Dy popujt dhe komuniteti ndërkombëtar shpresojnë në marrëdhënie të shëndetshme dhe në rritje”, tha amsadori i ri kinez në SHBA.

Zoti Qin e merr detyrën disa ditë pas bisedimeve të nivelit të lartë qw u zhvilluan në Kinë mes zëvendës-sekretares amerikane të Shtetit, Wendy Sherman dhe diplomatëve të lartë kinezë, në të cilat palët i kërkuan lëshime njwra-tjetrës për të përmirësuar marrëdhëniet.

Marrëdhëniet mes Pekinit dhe Uashingtonit u përkeqësuan gjatë administratës së Presidentit Trump, ndërsa Presidenti Biden po vazhdon presionin ndaj Kinës, duke shtuar sanskione ndaj zyrtarëve kinezë dhe duke u zotuar se gjatë udhëheqjes së tij Kina nuk do të zëvendësojë rolin udhëheqës të Shteteteve të Bashkuara në botë.

(r.m.)