Ambasadori Kosnett: Gazetarët meritojnë respekt dhe mbrojtje

Prishtinë,3 maj 2021 – Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett. ka thënë se kërcënimet dhe sulmet ndaj gazetarëve janë sulme ndaj vetë demokracisë.

Kosnett ka thënë se gazetarët e meritojnë respektin dhe mbrojtjen e shoqërisë.

“Një shtyp i gjallë, i lirë – që e informon publikun, fuqizon zërat e ndryshëm dhe mban përgjegjës zyrtarët publikë – është përbërësi themelor në çdo demokraci të qëndrueshme. Gazetarët e meritojnë respektin dhe mbrojtjen tonë. Kërcënimet dhe sulmet ndaj tyre janë sulme ndaj vetë demokracisë”, ka shkruar Kosnett, në një postim në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit.

(r.m.)

Comment

*