Ambasadori Rohde: Lajm i mirë përparimi i Kosovës në luftën kundër korrupsionit

Prishtinë, 25 janar 2022 – Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, e ka cilësuar lajm të mirë vlerësimin se Kosova ka shënuar progres në luftimin e korrupsionit gjatë vitit 2021.

Në një postim në Twitter, ambasadori Rohde i ka inkurajuar institucionet shtetërore të Kosovës të ecë përpara në luftën serioze kundër korrupsionit.

Ai ka theksuar se Kosova do ta ketë mbështetjen e plotë të Gjermanisë.

“Vërtetë lajm i mirë. Kosova ka shënuar progres të dukshëm në luftimin e korrupsionit. Në indeksin e antikurropsionit Kosova ka përparuar 17 vendeve, dhe tani renditet në vendin e 87-të. Inkurajojmë Kosovën që më në fund të fillojë të ecë përpara në luftën serioze të korrupsionit. Vazhdo kështu. Kosova ka mbështetjen e plotë të Gjermanisë”, ka shkruar ambasadori Rohde.

(r.m.)

Comment

*