Ambasadorja KIM: “Vota nuk duhet të shitet, as të blihet!”

Tiranë, 15 prill 2021 – Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim, i ka bërë jehonë qëndrimit të Komunitetit Mysliman Shqiptar (KMSH) lidhur me  zgjedhjet e 25 prillit dhe me votën e qytetarëve.

KMSH deklaroi sot se shitja apo blerja e votës është edhe përçmim për dinjitetin njerëzor dhe u bëri thirrje qytetarëve që  të ruajnë këtëdinjitet.

“Nga Qëndrimi i Komunitetit Mysliman: ‘Ju kujtojmë gjithë qytetarëve shqiptarë se, shitja apo blerja e votës, veç të tjerave, është edhe përçmim për dinjitetin njerëzor, ruani dinjitetin njerëzor pasi është amanet nga Zoti. VOTA nuk duhet të shitet, as të blihet!’”, shkruan ambasadorja amerikane në “Twitter”.

Ambasadorja Yuri Kim e ka mbështetur edhe mesazhin e Kishës Katolike Shqiptare, ku bëhet thirrje kundër shit-blerjes së votës.

“Mesazh i fortë i Kishës Katolike: ‘Shitblerja e votës është plagë e madhe! Kush e shet votën ka shitur dinjitetin e vet dhe atë të familjes. Kush e blen votën, duke përfituar nga varfëria e votuesve, nuk është i denjë të ulet në detyrën për të cilën garon”, ka shkruar ajo.

Ambasadorja Kim ka deklaruar përsëri sot se SHBA nuk e mbështet asnjë parti politike dhe asnjëkandidat në zgjedhjet e 25 prillit.

“Unë jam një person shumë i drejtëpërdrejtë dhe do t’ju siguroj që nëse do të doja që të votonit për dikë do t’jua thosha këtë gjë dhe nuk do t’jua thosha thjesht një mesazh të fshehur. Dëshiroj të përsëris se SHBA nuk e mbështesin ndonjë parti të caktuar apo ndonjë kandidat të caktuar. E vemtja gjë që mbështesim është e drejta e popullit shqiptar që të shprehin vullnetin përmes votës së tyre dhe paralajmërojmë këjdo që tenton ta mohojnë këtë të drejtë, duke blerë votën ose duke e shitur votën. Është shumë e rëndësishme që votuesit të mbajnë mend se kanë fuqinë, por edhe përgjegjësinë. Në një demokraci, shoqëria civile ka rol jetik”,është shprehur ambasadorja Kim, në Fier, me votues që votojnë përherë të parë.

“Në Fier u takova me votues që votojnë për herë të parë dhe më bëri përshtypje se sa shumë dinin për procesin e votimit. Patëm një diskutim shumë të mirë në lidhje me atë që mendojnë ata. Jam besimplotë se demokracia shqiptare është në drejtimin e duhur dhe vërtet shpresoj që të rinj të tillë do të mund ta ndihmojnë Shqipërinë”,është shprehur ajo.

Ambasadorja e SHBA-së Shqipëri,Yuri Kim, e ka vizituar edhe Vlorën.

(r.m.)

Comment

*