Ambasadorja Kim e publikon mesazhin e Escobarit për Ballkanin Perëndimor

Tiranë, 29 tetor 2021 – Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim, e ka publikuar një fragment nga ekspozeu i sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, njëherësh i dërguari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në Kongresin e SHBA-së.

Në postimin e saj në “Twitter”, ambasadorja Kim shkruan se z. Escobar e ka shprehur angazhimin e SHBA-së për hapjen e neogociatave për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian dhe mbështetjen për nismën për integrimet ekonomike rajonale.

“Angazhimi i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor mbetet i fortë, duke përfshirë mbështetjen për hapjen e negociatave europiane për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut përpara fundit të vitit 2021. SHBA gjithashtu mbështet Open Balkans (i cili duhet të jetë i hapur për të 6 BP) dhe nisma të tjera që promovojnë integrimin rajonal Shikoni dëshminë e DAS Escobar👇”, shkruan ambasadorja amerikane.

Yuri Kim Tw

(r.m.)

Comment

*