Ambasadorja Kim emocionohet nga dhurata e vajzës afgane në Tiranë

Mesazhi në facebook i ambasadores amerikane Juri Kim:

“Pata rastin t’i bashkohem Ministres së Jashtme Olta Xhaçka për një vizitë me disa nga gratë, burrat dhe fëmijët afganë që mbërritën në Shqipëri gjatë ditëve të fundit.

Me ta u takuam për herë të parë në aeroport në mes të natës – ishte e mrekullueshme të shiheshim sot në dritën e diellit dhe të dëgjonim historitë e tyre.

U emocionova kur një vajzë e vogël më dha një vizatim të një luleje si një gjest miqësie.

Njerëzit që takuam ishin plot lëvdata dhe mirënjohje për popullin shqiptar që i priti me kaq ngrohtësi.

Ishin gjithashtu të kënaqur të takonin disa nga njerëzit dhe grupet që kanë mbështetur evakuimin e atyre në rrezik (vizita e sotme përfshin Fondacionin Yalda Hakim dhe Schmidt Futures)”.