Ambasadorja Kim: Liderët politikë të bëjnë thirrje për qetësi

Tiranë, 22prill 2021 – Ambasadorja e Shteteve tëBasshkuara të Amerikës, Yuri Kim, u ka bërë thirrje udhëheqësve të politikës shqiptare që të sigurojnë proces të qetë zgjedhor më 25 prill.

“Është përgjegjësi e udhëheqësve që gjenden në pozitat më të larta drejtuese të vendit që të bëjnë thirrje për qetësi, të sigurohen që do të ketë qetësi dhe të mos ketë nxitje për asgjë tjetër që nuk ka lidhje me qetësinë”, ka thënë ajo.

“Ne jemi duke monitoruar të gjitha veprimet e drejtuesve të vendit. Falënderoj zotin Rama dhe zotin Basha që kanë bërë thirrje për qetësi, që të mos pranohet dhuna dhe të mund të votohet lirisht më 25 prill”, kashtuar ajo.

Ambasadorja Kim e ka cilësuar shqetësuese ngjarjen që e tronditi një ditë më parë Elbasanin dhe mbarë vendin, ku u vra një person dhe u plagosën katër të tjerë, gjatë përleshjes për motive politike. Ajo ka thënë se të gjithë përgjegjësit përkëtë ngjarje traghiker duhet të ndëshkohen pa përjashtim.

“Të gjithë jemi të shqetësuar nga lajmi për atë që ka ndodhur dje. Është e rëndësishme që shkelësit të kapen dhe të ndëshkohen, të gjithë pa përjashtim. Nuk ka një trajtim të posaçëm apo të veçantë për askënd, sepse askush nuk është mbi ligjin”, ka thënë ajo.

Diplomatja amerikane ka thënë se gjërat e tmerrshme që kanë ndodhur në të kaluarën nuk duhet të përsëriten dhe ka theksuar zgjedhjet e së dialës janë zgjedhje për të ardhmen e Shqipërisë. Ajo e ka cilësuar të papranueshëm krijimin e strukturave të paautorizuara për mbrotje të votës së qytetarëve.

“Sikurse e kanë theksuar shumë persona, zgjedhjet e 25 prillit kanë lidhje me të ardhmen, jo me të shkuarën. Gjëra të tilla të tmerrshme, siç kanë ndodhur në të shkuarën, si grupe të paautorizuara për të mbrojtur votën e qytetarëve, duhet të mbeten në të shkuarën. Kjo është diçka e papranueshme për një vend që është anëtare e NATO dhe aspiron të futet në BE”, ka theksuar ajo.

Përfaqësuesja doiplomatike amerikane në Shqipëri, ka përcjellë mnjë mesazh të fuqishëm edhe për votuesve shqiptarë.

“Më lejoni të theksoj atë gjë që e kam thënë që kur kam ardhur në Shqipëri, dëshiroi t’u drejtohem votuesve shqiptarë: Ju nuk jeni vetëm, ne jemi me ju”, tha ambasadorja Kim.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, i ka bërë këto komente pas takimit që ka pasur me kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi.

(r.m.)